• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 23 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Bordi i RTK-së pas shkarkimit të Kastratit: Vendimi bazohet në shkeljet që ka bërë ai

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
20 January 2022
në Kosovë
0 0
0
Bordi i RTK-së pas shkarkimit të Kastratit: Vendimi bazohet në shkeljet që ka bërë ai
0
SHPERNDARJE
102
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës ka dalë me një arsyetim për shkarkimin e drejtorit të përgjithëm të RTK-së, Ngadhnjim Kastratin, përcjell InLajmi.

Sipas Bordit të RTK-së, vendimi bazohet në shkeljet e shumta të ligjit për RTK-në, që ka bërë Kastrati gjatë mandatit.

Bordi njofton se kanë konstatuar një neglizhencë të drejtorit të përgjithshëm ndaj parregullsive, keqpërdorimeve, mospunës, nepotizmit, degradimit, raportimit të vazhdueshëm të anshëm e jo objektiv të transmetuesit publik të Kosovës.

Sipas tyre, Kastrati, përgjatë gjithë mandatit të tij ka dështuar të hapë konkurse për të rekrutuar punëtorët e nevojshëm për funksionimin siç duhet të RTK-së, poashtu nuk ka prezantuar strategji zhvillimore.

Sipas tyre, shkeljet e vazhdueshme nga drejtori i përgjithshëm, i ka bërë ata që të marrin këtë vendim për shkarkimin e tij dhe në vend të tij të emërojnë Shkumbin Ahmetxhekaj si drejtor i përgjitshëm i Bordit të RTK-së.

Postimi i plotë i tij:

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës në mbledhjen e sotme, me 9 vota PËR dhe asnjë votë KUNDËR, shkarkoi Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati.

Vendimi për shkarkim bazohet në shkeljet e shumta të Ligjit për RTK-në dhe akteve tjera nënligjore të bëra në RTK gjatë mandatit të Kastratit, thuhet në komunikatën e Bordit.

Bordi i RTK-së konstatoi një neglizhencë të Drejtorit të Përgjithshëm ndaj parregullsive, keqpërdorimeve, mospunës, nepotizmit, degradimit, raportimit të vazhdueshëm të anshëm e jo objektiv të transmetuesit publik të Kosovës.

Bazuar në të gjitha këto shkelje, për Bordin e RTK-së ka qenë e pamundur vazhdimi i konsolidimit të reputacionit të RTK-së dhe funksionimit të tij me z.Kastrati si Drejtor i Përgjithshëm.

Për më tepër, në një kohë kur transmetuesi publik numëron gjithsej 765 punonjës të rregullt Z. Kastrati funksionimin e njësive kryesore të RTK-së e ka bazuar tek punonjësit me kontrata për shërbime. Deri me datën 31 dhjetor të vitit 2021, RTK ka pasur 239 persona të angazhuar me kontrata për shërbime. Shumë prej tyre janë angazhuar për punët më esenciale të funksionimit të RTK-së, si: gazetarë, kameramanë, montazhierë, punëtorë të sigurimit, etj. Për më tepër, z. Kastrati e ka konfirmuar përmes kanaleve zyrtare se funksionimi i shumë njësive të RTK-së varet nga personat e angazhuar me këto kontrata.

Kastrati, përgjatë gjithë mandatit të tij ka dështuar të hapë konkurse për të rekrutuar punëtorët e nevojshëm për funksionimin siç duhet të RTK-së. Në mungesë të konkurseve, janë angazhuar persona të cilët nuk i janë nënshtruar vlerësimeve rekrutues. Kontratat për shërbime janë vazhduar pa një vlerësim të performancës së të angazhuarve. Nga ana tjetër, Bordi është i shqetësuar për të drejtat e punës të personave që janë angazhuar me këto kontrata. Bazuar në kontratat e punës, kjo formë e angazhimit nuk parasheh pushimet dhe përfitimet e tjera që i garanton Ligji i Punës për punëtorët. P.sh., ka pasur raste kur pushimi i lehonisë nuk i është njohur grave të punësuara me kontrata për shërbime. Ka të angazhuar me kontrata për shërbime, që përmes emailit i kanë shkruar Bordit të RTK-së, se për shumë vite (përfshirë edhe tri vitet e fundit) nuk kanë marrë asnjëherë pushim javor, mujor apo vjetor. Për më tepër, deri me datë 23 dhjetor 2021 (sipas deklaratave të Drejtorit të Përgjithshëm, nuk ka pasur ndonjë analizë apo vlerësim të saktë për nevojat e punonjësve me kontrata për shërbime. Fillimi për diskutimin e kësaj nevoje ka filluar vetëm pas kërkesës së Bordit aktual të RTK-së.

Drejtori i Përgjithshëm, ka dështuar të sigurojë respektimin e Ligjit për RTK-në dhe Rregulloreve të brendshme të RTK-së. Si pasojë, ka punëtorë që kanë kontrata të rregullta dhe kompensohen rregullisht, ndonëse nuk paraqiten fare në punë. Disa prej tyre këtë e kanë konfirmuar përmes komunikimeve të brendshme, por edhe përmes deklaratave publike.

Për më tepër, disa nga këta punëtorë, të cilët paguhen nga RTK, marrin pjesë në debate të ndryshme, kryesisht politike, në media të tjera vendore, gjë e cila po ashtu është e ndaluar me rregullore të brendshme të RTK-së, por të cilat nuk janë zbatuar. Pjesëmarrja e të punësuarve në aktivitete të tilla me karakter debatues politik, publikimi i deklaratave të njëanshme politike në rrjetet sociale si dhe shpërndarja e përmbajtjes së mediave konkurrente nga personat e punësuar në RTK, dëmtojnë imazhin dhe pavarësinë editoriale të transmetuesit publik, për çfarë Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së nuk ka marrë masat e duhura sipas rregullativës në fuqi.

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së nuk ka prezantuar Strategjinë Zhvillimore të RTK-së, ndonëse kjo çështje kërkohet nga Ligji për RTK-në dhe nga Statuti i RTK-së. Mungesa e strategjisë për zhvillimin e RTK-së, paraqet problematikë të theksuar për arsye se në mungesë të strategjisë zhvillimore, bëhet projeksion joefektiv dhe joefikas i skemës programore dhe buxhetit për vitin pasues.

Drejtori i Përgjithshëm ka dështuar të sigurojë adresimin dhe zbatimin e gjetjeve të Njësisë së Auditimit të Brendshëm, e cila ka evidentuar shkelje të ndryshme gjatë mandatit të tij, si avancimet e brendshme joligjore, keqmenaxhimi i aktiviteteve të prokurimit, keqmenaxhimi i kontratave të marketingut etj.

Bordi i RTK-së konsideron se lista e gjetjeve, përkatësisht shkeljeve është më e gjatë dhe më e ngarkuar, mirëpo duke pasur parasysh se disa çështje të identifikuara janë subjekt i auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit, Inspektorati i Punës apo institucioneve tjera relevante, nuk përfshihen në këtë vendim për shkak të subjektivitetit deri në vlerësim nga autoritetet kompetente.

Bordi i RTK-së në të njëjtën mbledhje, emëroi ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, redaktor shumëvjeçar në RTK. /InLajmi/

Tags: Bordi i Radiotelevizionit të KosovësNgadhnjim KastratiShkumbin Ahmetxhekaj
Postimi i mëparshëm

A ndikon pagjumësia në shtimin në peshë?

Postimi tjetër

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell, temperaturat pritet deri në 32 gradë celsius

23 June 2025
Stuhi e fortë në Gjevgjeli, një person humb jetën nga rrufeja
Kosovë

2 persona arrestohen për tentim vrasje në Drenas, e goditën viktimën me shkop druri në kokë

22 June 2025
Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim
Kosovë

Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim

21 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot kryesisht me diell, por pak më i freskët

21 June 2025
Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë
Kosovë

Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

21 June 2025
Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës
Kosovë

Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

20 June 2025
Postimi tjetër
Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur më 23 qershor ndër vite?

23 June 2025

23 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell, temperaturat pritet deri në 32 gradë celsius

23 June 2025
15 shenjat që tregojnë se partneri juaj (ndoshta) po ju tradhton me dikë tjetër!

15 shenjat që tregojnë se partneri juaj (ndoshta) po ju tradhton me dikë tjetër!

23 June 2025
Kreu i OKB: Sulmi i SHBA-së në Iran, “kthesë e rrezikshme në një rajon të tronditur”

Kreu i OKB: Sulmi i SHBA-së në Iran, “kthesë e rrezikshme në një rajon të tronditur”

23 June 2025
Kontrolle befasuese në Prizren, policia nis hetime për armëmbajtje pa leje

Kontrolle befasuese në Prizren, policia nis hetime për armëmbajtje pa leje

22 June 2025
Rusia dënon sulmet amerikane në Iran: SHBA ka hapur kutinë e Pandorës

Rusia dënon sulmet amerikane në Iran: SHBA ka hapur kutinë e Pandorës

22 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu