Mbrëmjen e djeshme është raportuar për një aksident i cili ia mori jetën të riut nga komuna e Pejës, Liridon Mustafa, përcjell InLajmi.
Lajmin për vdekjen e tanimë të ndjerit e kanë bërë familjarët e tij saktësisht daja i tij, Kastriot Ajvazi.
Ai ka thënë së aksidenti ka ndodhur përgjatë rrugës kur i ndjeri po kthehej nga Austria për në Kosovë.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Te nderuar vellezer e motra.

Me hidherim te madh ju njoftojm ndarjen nga jeta per shkak te nje aksidenti fatal me makine, te nipit tim Liridonit.
Liridoni ishte duke u kthyer ne Kosove por per fat te keq aksidenti i nates prom i mori jeten ne moshe fare te re.
Do ju lajmrohet ne vijim per vorrimin. /InLajmi/