Ish-ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Alma Lama ka vlerësuar se vendimi i qeverisë për moslejimin e mbajtjes së referendumit ishte i drejtë dhe kështu duhet të vazhdohet edhe në të ardhmen, përcjell InLajmi.
Lama ka theksuar se të gjitha qeveritë e kaluara janë dorëzuar përballë presionit serb, vetëm që të ruajnë partneritetin me miqtë ndërkombëtarë, por sipas saj ky ka qenë justifikim për paaftësitë e tyre.
Sipas Lamës, organizimi i këtij referendumi ilegal në Kosovë, siç edhe ka bërë Serbia që 20 vite me organizime zgjedhjesh, e delegjitimon edhe të drejten e votës së serbeve, pasi praktika e mbajtjes së zgjedhjeve ka qenë e gabuar dhe ilegale sepse ka krijuar edhe konflikte mes shqiptarëve dhe serbëve.
Postimi i plotë i saj pa ndërhyrje:
Parimi se te drejtat ligjore nuk mund te rrjedhin nga nje veprim ilegal, eshte plotesisht i vertete edhe per serbet e Kosoves dhe te drejtes se tyre per te votuar per referendumin ne Serbi, brenda territorit te Kosoves.
Organizimi i nje referendumi ilegal ne Kosove, sic ka bere Serbia prej 20 vitesh me organizime zgjedhjesh, duke shkelur ne fillim rezoluten 1244 qe autorizonte UNMIK-un per administrimin e Kosoves dhe pastaj duke shkelur sovranitetin e shtetit te pavarur, e delegjitimon edhe te drejten e votes se Serbeve.
Te gjitha qeverite e kaluara jane dorezuar perballe presionit serb, ne emer te ruajtjes se partneritetit me miqte nderkombetare, por une mendoj qe ka qene justifikim per paaftesine e tyre.
Sic e shkova dhe dje, praktika e mbajtjes se zgjedhjeve serbe ne Kosove ka qene e gabuar dhe ilegale dhe per me teper ka prodhuar acarim te konfliktit politik mes shqiptareve dhe serbeve, ne vend te normalizimit te raporteve, sic e synon edhe BE dhe vendet e Quintit.
Keshtu qe vendimi i qeverise per te mos lejuar mbajtjen e referendumit ishte i drejte dhe duhet te zbatohet edhe ne situata te ngjashme ne te ardhmen.
Eshte per tu pershendetur edhe qendrimi i OSBE-se qe nuk mori persiper procesin e votimit, duke ndihmuar ne kete menyre ne shtensionimin e gjendjes. /InLajmi/