Policia e Kosovës sipas vendimit të marrë nga Qeveria e Kosovës së fundmi ka ndërmarrë një aksion, kësaj radhe në Prizren ku ka sekuestruar 46 kartela grafike dhe 28 aparate për prodhimin e kriptovalutave, përcjell InLajmi.
Sektori i hetimeve të stacionit policor në Suharekë, në bashkëpunim me ekipin e KEDS-it dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës, në fshatin Bllacë të Suharekës, kanë bërë sekuestrimin e këtyre pajisjeve derisa për të gjitha këto veprime të njësive të stacionit policor në Suharekë është njoftuar Prokuroria Themelore në Prizren. Ndërsa vlen të theksohet se KEDS ka konstatuar se rryma ka qenë kyçje Ilegale.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Sekuestrohen 46 kartela grafike dhe 28 aparate për prodhimin e kriptovalutave
Prizren, 15 janar 2022
Me datë 13.01.2022, Sektori i hetimeve të stacionit policor ne Suharekë, në bashkëpunim me ekipin e KEDS dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës, në fshatin Bllac të Suharekës , kanë gjetur dhe sekuestruar 28 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 46 kartela grafike. Per të gjitha keto veprime te njesive te stacionit policor ne Suharekë është njoftuar Prokuroria Themelore ne Prizren. Po ashtu KEDS ka konstuar se rryma ka qen kyçje Ilegale!
Marrë parasysh procedurat ligjore lidhur me këtë rast, veprimet e mëtejme do të ndërmerren nga Dogana e Kosovës./InLajmi/