Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, i është kundërpërgjigjur ambasadorit të Gjermanisë në Prishtinë, John Rohde, në lidhje me mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë, përcjell InLajmi.
Zulfaj e ka komentuar këtë gjë pasi ambasadori Rohde ka shkruar për qëndrimin dhe kërkesën e QUINT-it që t’iu lejohet serbëve të Kosovës të votojnë për referendumin e Serbisë.
Sipas Zulfajt praktika e vendosur që strukturat e huaja ilegale të lejohen që të operojnë lirshëm në vendin tonë, është një praktikë e keqe.
“Praktika e vendosur” ishte një praktikë e keqe ku strukturat e huaja ilegale janë lejuar që të operojnë lirshëm në vendin tonë. Të gjithë serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë ose përmes postës. Ju të gjithë e mbështetni sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shkruar Zulfaj./InLajmi/