Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër e cila ishte duke punuar në lokalin e saj në Lipjan ka raportuar për një vjedhje, përcjell InLajmi.
Sipas raportueses një person i dyshuar kishte vjedhur 2 stoli ari në vlerë 150 euro, dhe gjatë procedurave nga policia është indentifikuar një shtetas i Libisë i cili ishte i strehuar në qendrën e azilit.
Nfër të tjera është bërë e ditur se i arrestuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Sheshi Adem Jashari, Lipjan, 12.01.2022-17:40. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se deri sa ishte duke punuar në lokalin e saj një i dyshuar i kishte vjedhur 2 stoli në vlerë të 150 euro .Gjatë procedurës hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Libisë i cili ishte i strehuar në qendrën e azilit. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /InLajmi/