Në mbledhjen e mbajtur nga Qeveria e Kosovës është marrë vendim që specializantët shëndetësorë të paguhen deri në gusht, raporton InLajmi.
Kjo kërkes erdhi nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ku ka thënë se mjetet do të ndahen nga kategoria buxhetore subvencione dhe transfere.
“Ministria e Shëndetësisë kërkon nga Qeveria e Kosovës që t’i financojë specializantët… Kërkojmë që të lejohet realizimi i kësaj mbështetjeje nga kategoria buxhetore subvencione dhe transfere, prej muajit janar deri në muajin gusht 2022”, tha Latifi.
Gjatë fjalimit të tij për proprozim-vendim, ministri Latifi ka përmendur edhe largimin e mjekëve drejt vendeve të BE-së, si argument për miratimin nga kabineti qeveritar.
Kujtojmë se specializantët kanë protestuar disa herë duke kërkuar që specializimet t’u paguhen në formë page për çdo muaj. /InLajmi/