Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli, përcjell InLajmi.
Rama vdekjen e tij e ka quajtur një trishtim, duke e lavdëruar për të bëmat në jetën e tij.
‘’Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, një evropian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë’’, shkruan ai.
Tutje Rama ka thënë se vdekja e tij erdhi befasisht dhe la një boshllëk të ndjeshëm pas për gjithsecilin që pati nderin e kënaqësinë ta njihte.
Postimi i plotë i tij:
Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, një europian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte…
Addio caro David, riposa in pace./InLajmi/