Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar Rexhep Malën e Nuhi Berishën duke ju thënë trimat e patriotat që nëpër dekadat e përpjekjeve të popullit të Kosovës për çlirim, zemra u rrahte vetëm për Atdhe, përcjell InLajmi.
Gjithashtu nga kjo parti kanë thënë se në historinë e lavdisë së Kosovës, që të 2 zënë vend në piedestal.
Nga PDK-ja kanë thënë se si intelektualë, veprimtarë e organizatorë të aktiviteteve kundër pushtuesit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha frymëzuan breza të tërë të të rinjve e të rejave në luftën për liri.
Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha para 38 viteve ranë dëshmorë në frontin e e luftës me policinë serbe.
Postimi i plotë i Partisë Demokratike të Kosovës:
Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin ndër trimat patriotë që, nëpër dekadat e përpjekjeve të popullit të Kosovës për çlirim, zemra u rrahte vetëm për Atdhe. Në historinë e lavdisë së Kosovës, që të dy zënë vend në piedestal. Si intelektualë, veprimtarë e organizatorë të aktiviteteve kundër pushtuesit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha frymëzuan breza të tërë të të rinjve e të rejave në luftën për liri. Në këtë ideal, në luftë frontale me policinë serbe, të 2 ranë dëshmorë në mesnatën e 11 janarit të vitit 1984, për t’u shndërruar në flakën e pashuar të janarit, e cila ndriçoi rrugën e secilit atdhetar deri në ditën e çlirimit. Lavdi jetës dhe veprës së heronjve tanë! /InLajmi/