Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi ka hedhur disa kritika ndaj ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla lidhur me procedurën e përzgjedhjes së Sekretarit të Përgjithshëm të MPJD-së, përcjell InLajmi.
Musliu – Shoshi ka thënë se në këtë pozitë brenda 2 viteve janë emëruar 5 persona si ushtrues detyre dhe tani është emëruar ushtruesi i 7-të i detyrës në këtë poztië dhe se Gërvalla nuk e ka mar as mundin t’i kthej përgjigje kërkesës së saj.
Ajo gjithashtu ka shkruar se i emëruar në këtë pozitë Isma disa ditë më parë emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ani pse i njëjti as nuk është diplomat karriere, as nuk mban gradë diplomatike e as nuk ka përgatitje profesionale për të udhëhequr institucionin i cili i nxjerrë diplomatët e Republikës sonë.
“Ky avancim i tij në 2 pozicione të ndryshme brenda MPJD-së në çështje ditësh, nuk ka se si të mos ngre dyshime për favorizime politike në pozita kyçe të shërbimit civil – pikërisht nga njerëzit të cilët retorikë kryesore e kanë “ç’kapjen” e shtetit…”, ka shkruar Musli –Shoshi.

Deputetja Musliu-Shoshi ka kometuar edhe shkrimin e ministres Gërvalla, ku kjo e fundit ka shkruar rreth spastrimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme ku ka thënë se këto spastrime tash më po fillojnë.
Postimi i plotë i saj:
Filluan “reformat” në MPJD!
Përderisa si Deputete e Kuvendit të Kosovës dhe anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë i kam kërkuar zyrtarisht Ministres Gërvalla informacione lidhur me procedurën e përzgjedhjes së Sekretarit të Përgjithshëm të MPJD-së, pozitë kjo vakante tash e 2 vjet e në të cilën janë ndërruar pesë ushtrues detyre, tash sapo mora informacion nga brenda MPJD-së që sot qenka emëruar ushtruesi i shtatë i detyrës në këtë pozitë. Ndërkaq, Ministrja Gërvalla dhe kabineti i saj as nuk kanë marrë mundin të kthejnë përgjigje në kërkesën time.
I emëruari në këtë pozitë,z. Isma, vetëm disa ditë më herët është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ani pse i njëjti as nuk është diplomat karriere, as nuk mban gradë diplomatike e as nuk ka përgatitje profesionale për të udhëhequr institucionin i cili i nxjerrë diplomatët e Republikës sonë. Ky avancim i tij në 2 pozicione të ndryshme brenda MPJD-së në çështje ditësh, nuk ka se si të mos ngre dyshime për favorizime politike në pozita kyçe të shërbimit civil – pikërisht nga njerëzit të cilët retorikë kryesore e kanë “ç’kapjen” e shtetit…
Pra, me një status të gjatë vetëm një ditë më herët, Donika Gërvalla na tregoi se spastrimet politike në MPJD po fillojnë, e normalisht për këtë gjë i duhet një “noter” i cili do t’ja nënshkruaj vendimet për këtë punë. Prandaj, iu intereson që ta mbajnë vakante pozitën e Sekretarit të Përgjitshëm, në mënyrë që të caktojnë ushtrues detyre të cilët mund t’i kontrollojnë!
“Reforma” e paralajmëruar, sipas të gjitha gjasave, filloi! Unë iu bëj thirrje të gjithë diplomatëve që të vazhdojnë kryerjen e punëve me nder e përgjegjësi, dhe të gjitha shkeljet t’i raportojnë tek institucionet gjyqësore, e assesi të mos bien pre e këtyre tentativave për kapje.
P.S. Asnjëherë nuk do të isha kundër avancimit të zyrtarëve të cilët i plotësojnë kushtet profesionale e ligjore për ngritje në pozitë zyrtare, pavarësisht afërsisë me ndonjë subjekt politik. /InLajmi/