Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se brenda 24 orëve janë dhënë 2.103 doza të vaksinës kundër Covid-19, përcjell InLajmi.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.692.762 doza të vaksinës. Deri më sot 789.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e 2-të.
Nga 10.042 testime, 304 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.134. Në total numri i rasteve aktive është 1.552.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në këtë link. /InLajmi/