Kazakistani, Irani dhe Kina janë shkaktare të rënies së vlerës së kriptovalutave, por se me këtë është prekur edhe Kosova.
Sipas të përditshmes italiane, trazirat e fundit në Kazakistan janë si rezultat i ardhjes në vend së 88 mijë kompanive që merren me “prodhimin” e kriptovalutave.
Trazirat e dhunshme që kanë përfshirë Kazakistanin janë shkaktuar kryesisht nga rritja e çmimeve të gazit dhe benzinës. Por, pas këtyre ekziston një shkak më i thellë: vendosja e dhjetëra mijëra kompanive që merren me kriptovaluta.
‘Prodhimi’ i Bitcoinit shkakton një konsum shumë të lartë energjetik dhe kjo mund të ketë kontribuar në rritjen e çmimeve të hidrokarbureve.
Andaj edhe Kosova po përjeton një problem të ngjashëm.
“Kosova dhe Irani, për shembull, pezulluan të gjitha transaksionet me Bitcoin pas reduktimeve të energjisë energjike. Dhe probleme në rrjetin elektrik përsëri për ‘minimin’ e kriptovalutave ndodhën gjithashtu në rajone të ndryshme të Kinës”, shkruan Corriera della Serra.
Aktualisht Bitcoini po tregtohet me më pak se 42 mijë dollarë, me një rënie rreth 12% brenda një jave, transmeton Telegrafi.
Kriza me energji elektrike në Kosovë ka bërë që Qeveria e Kosovës të ndalojë prodhimin e kriptovalutave në vend. E gjithë kjo ka ardhur pas rekomandimeve të Komitetit Teknik për Masat e Emergjencës në Furnizimin e Energjisë, i cili u formua së fundmi nga vet Ministria e Ekonomisë.