Numri i qytetarëve që sot kanë rezultuar pozitiv në Kosovë ka shënuar ngritje, përcjell InLajmi.
Derisa këto javë numri i të prekurve me koronavirus ka qenë më i ulët, sot ka shënuar rritje të madhe, pra numri ka shkuar në 264.
E nga Ministria e Shëndetësisë, për Gazetën InLajmi kanë njoftuar se tashmë po e bëjnë rishikimin e masave që kanë qenë deri tash.
“Ministria e Shëndetësisë po e konsideron rishikimin e masave anti-Covid, sipas rekomandimeve të ekspertëve shëndetësor dhe të dhënave të gjendjes epidemiologjike nga institucionet shëndetësore”,tha Drin Podrimqaku nga Ministria e Shëndetësisë./InLajmi/