Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video në të cilën shihet ceremonia e vendosjes së flamurit të Shqipërise në mes të zgjedhurve të OKB-së, përcjell InLajmi.
Përmes kësaj, Rama ka shkruar se është krenar për Shqipërinë.
Ai gjithashtu ka thënë se Shqipëria tani është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, tryeza më e lartë vendimarrëse e botës.
Postimi i plotë i tij:
#KrenarpërShqipërinë

Ceremonia e vendosjes së flamurit tonë kombëtar në mes të zgjedhurve të OKB
Shqipëria tani anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, tryeza më e lartë vendimarrëse e botës. /InLajmi/