Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar situatën e fundit me Lulzim Bashën, i cili po ndërron bravat dhe po vendos dyer të blinduara në selinë ‘blu’, duke thënë se shtëpinë e demokratëve po e shndërron në bunker personal, përcjell InLajmi.
Berisha ka thënë se këtë vit të ri, Basha e ka nisur me avazin e vjetër, pasi ka izoluar veten nga 4.446 delegatë dhe 43.385 anëtarë që firmosën shkarkimin e tij.
Sipas tij, ai e ka vendosur këtë për shkak të protestës paqësore të demokratëve, që do të bëhet duke e kthyer shtëpinë e tyre në bunkerin e vetmisë dhe pazareve të tij.
Tutje ai i rikujton Bashës se Partia Demokratike ka lindur si shtëpi e lirisë dhe do të vazhdojë të mbetet e tillë dhe se ai së bashku me pengmarrësit e tij, do ta kenë fatin e atyre që e bunkerizuan Shqipërinë.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjetër te izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegatë dhe 43 385 antarë që firmosen shkarkimin e tij, ai ka vendosur ne prag të protestës paqësore të demokratëve ta kthejë shtëpinë e tyre në bunkerin e vetmisë dhe pazareve te tij.
Kështu, ne nje akt turpi dhe paniku te denje vetëm per nje apartcik te marre peng, ai nderron brava dhe po vendose dyer te blinduara per te shendrruar shtepine e demokrateve, seline e Partise Demokratike ne bunkerin e tij privat.
Me kete rast i kujtojme Lulzim Braves qe mendon se me dyer dhe brava do te mposhte shumicen dhe pluralizmin ne Shqiperi se, ata qe shemben regjimin me gjakatar ne ‘90 nuk do te lejojnë kurrë asnjë dere brave, hekur apo shul te mbaje peng vullnetin e tyre te shprehur permes votes se lire.
Partia Demokratike ka lindur si shtepi e lirisë dhe e tille do te vijoje te mbetet, kurse Lulzim Pengu se bashku me pengmarrësin e tij do kenë fatin e atyre qe bunkerizuan Shqiperine.
Komisioni i Rithemelimit te Partisë Demokratike! /InLajmi/