Ka vazhduar fluksi i madh i qytetarëve në kufi për të dalë nga Kosova, pasi që shumë bashkatdhetarë kanë zgjedhur vendlindjen për festat e fundvitit, përcjell InLajmi.
Bashkatdhetarë tashmë kanë filluar të kthehen në vendet e Evropës, që të njëjtit sikur viteve të tjera vazhdojnë të presin në hyrje-dalje.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka bërë të ditur se në Merdarë dhe tek Dheu i Bardhë pritjet janë 30 deri në 40 minuta.
Dalja në këto 2 pika kufitare është 50 deri në 70 metra.
Gjithashtu sipas tyre në pikat e tjera kufitare deri në këto momente paraqitet situatë më e qetë dhe pa pritje të gjata. /InLajmi/
