Për shumicën e njerëzve shpejtësia e një makine është tejet e rëndësishme, madje njerëzit mbledhin një sërë modelesh, mësojnë të ngasin makinën, marrin pjesë në gara, duke u bërë adhurues të flaktë të tyre, transmeton InLajmi.
Por a e dini se cilat makina cilësohen si më të shpejtat?
Ja një listë e makinave më të shpejta:
Bugatti Chiron. Shpejtësia: 436 km/h
Në fillim u prodhuan 500 copë, nga të cilat 200 të parat u shitën brenda pak javësh. Makina me e shtrenjtë e këtij lloji, kushton 2.6 milionë dollarë.
Ka një motor me një kapacitet 1500 kuaj fuqi. Bugatti Chiron, u prezantua për herë të parë në Panairin e Gjenevës në vitin 2016.
Hennessey Venom GT. Shpejtësia:434 km/h
Ka një motor me kapacitet 1244 kuaj fuqi. I mjaftojnë vetëm 2.8 sekonda për të rritur shpejtësinë nga 0 në 100 km/h.
Kjo makinë e arriti shpejtësinë maksimale prej 434 km/h në pistën e lëshimit në Qendrën Hapësinore Kenedi në Florida në SHBA.
Koenigsegg Agera RS. Shpejtësia: 447 km/h
Ka një motor me kapacitet 1160 kuaj fuqi. Arriti shpejtësinë maksimale 447 km/h në rrugët e Las Vegasit në Shtetet e Bashkuara.
Dyert e veçanta, sistemi i kontrollit dhe ai i ndriçimit, ia shtojnë shumë bukurinë kësaj supermakine sportive.
Hennessey Venom F5. Shpejtësia: 484 km.h
Kjo makinë ka një motor turbo me kapacitet 1600 kuaj fuqi. Arrin shpejtësinë 100 km/h brenda 2 sekondave, dhe ka dëshmuar konkretisht se mund të eci me shpejtësinë totale të parashikuar prej 484 km/h.
Ajo është e veshur nga jashtë me fibër karboni, dhe ka një peshë total prej 1338 kg.
Saleen S7 Twin Turbo: Shpejtësia: 400 km/h
Prodhohet nga kompania ‘Saleen Automotive Inc’. Motori ka një kapacitet 750 kuaj fuqi, dhe është në gjendje të arrijnë shpejtësinë 96 km/h brenda 2.8 sekondave.
Ajo është e projektuar për të marrë pjesë në garat me makina. Trupi i saj, është i veshur me fibër karboni për të amortizuar presionin, ndërsa brenda ka një veshje që kombinon lëkurën dhe aluminin.
Tesla Roadster. Shpejtësia: 402 km/h
Prodhohet nga kompania ‘Tesla Inc’, dhe është elektrike. Arrin shpjetësinë nga 0 në 96 km/h brenda 1.9 sekondash.
Pritshmëritë e kompanisë janë që makina të udhëtojë me një karikim të vetëm për gati 1000 km.
Versioni më i ri është prezantuar në nëntor 2017, dhe ka një çmim minimal 250 mijë dollarë, shkruan Top Speed.
Koenigsegg Regera. Shpejtësia: 410 km/h
Prodhohet nga kompania ‘Koenigsegg Automotive AB’, dhe është prezantuar për herë të parë në marsin e vitit 2015.
Fillimisht u prodhuan vetëm 80 makina të tilla. Ato janë shitur që të gjitha me një vlerë prej 1.9 milionë dollarësh secila. Arrin shpejtësinë 100 km/h brenda 2.7 sekondave. /InLajmi/