PlayStation 5 u lëshua në nëntor 2020, por është ende tepër e vështirë për t’u marrë. Mungesa e çipit e ka bërë gati të pamundur hyrjen në faqe për të bërë porosinë. Me fjalë të tjera, mes numrit masiv të njerëzve që duan një PS5, shumë pak janë në gjendje ta marrin një të tillë këto ditë.
Por nëse jeni një nga njerëzit me fat që sapo keni një (ose shpresoni të keni fat së shpejti), The Verge ka përpiluar një listë të lojërave të shkëlqyera për të luajtur në këto ditë feste.
Nëse ndiqni rekomandimet, do të keni aq shumë lojëra për t’u shijuar sa që ndoshta nuk do t’ju duhet më deri në fillim të mesit të vitit 2022 – që është dritarja e lëshimit për Sony për të lançuar të shumëpriturin Horizon Forbidden West dhe God of War: Ragnarok, transmeton Klankosova.tv.
Këtu janë 8 lojëra të shkëlqyera për PS5-në tuaj.