I pari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i është drejtuar, Ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu, duke qenë së ka një kërkesë për të, përcjell InLajmi.
Ramosaj ka thënë së cilido që menaxhon një organizat buxhetore pa marrë parasysh nivelin lokal apo qendror, duhet menaxhuar në norma dhe dispozita ligjore.
Tutje ai ka uruar që Aliu ta zbatoi ligjin për buxhetin e Kosovës, e që ky buxhet ka të bëj edhe me komunën që ai drejton.
Ai ka uruar që të miratohet projekti jetik për komunën e Deçanit, qe është rregullimi i shtratit të Lumbardhit.
Postimi i plotë i tij:
Ministër Liburn Aliu
Të gjithë ne që menaxhojmë organizata buxhetore si në nivelin lokal ashtu edhe atë qendrore, menaxhimi i bëjmë bazuar në normat dhe dispozita ligjore që na obligojnë te fundi i fundit.
Nëse nuk ka qëllim tjetër, uroj që ta zbatoni ligjin për buxhet të republikës së Kosovës për vitin 2021 që ka të bëjë me njërin ndër projektet e rëndësishme për Deçanin.
Rregullimi i shtratit të lumbardhit në Deçan./InLajmi/

















