Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur 118 aksidente trafiku, ku nga këto 55 me të lënduar dhe 63 me dëme materiale, përcjell InLajmi.
Policia gjithashtu ka njoftuar se 436 persona të cilët nuk kanë respektuar masat anti-Covid, dhe 1.459 tiketa të tjera të trafikut.
Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se janë arrestuar 20 persona, ku 11 janë dërguar në mbajtje. /InLajmi/
Aksident trafiku me fatalitet | 0 |
Aksident trafiku me të lënduar | 55 |
Aksident trafiku me dëme materiale | 63 |
Tiketa trafiku të shqiptuara | 1459 |
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 | 436 |
Persona të arrestuar | 20 |
Persona në mbajtje | 11 |
Persona në ndalim policor | 0 |
Persona në vuajtje të dënimit | 0 |