Çdo vit, mbi një milion njerëz vizitojnë “Neuschwanstein”, një kështjellë e shekullit të 19-të në alpet bavareze, e famshme për stilin e rilindjes romane dhe detajet gotike duke përfshirë kullat vertikale gëlqerore dhe frëngjitë me çati me majë blu të thellë, transmeton InLajmi.
Dikur kjo ka qenë shtëpia e një monarki të famshëm bavarez, i njohur si “mbreti i përrallave” me një arkitekturë idilike e cila është krijuar më shumë për estetikë sesa për aftësitë mbrojtëse dhe përfundimisht ajo ka frymëzuar të 2 kështjellat në filmat e animuar të Disney si “Hirushja” dhe “Bukuroshja e Fjetur”.
Kështjella “Neuschwanstein” gjithashtu paraqitet në logon e Disney. Kjo e fundit padyshim duke u bërë simboli vizual më i njohur i kompanisë përveç veshëve të Mickey Mouse dhe një ekspozitë të re në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork tregon se ndikimet e arkitekturës dhe artit evropian nuk u ndalën me kaq, shkruan CNN.
“Inspiring Walt Disney” shfaq një sërë artesh dekorative nga shekujt e kaluar, ku shfaqja i bashkon këto objekte me artin e prodhimit dhe veprat në letër nga artistët e studios Disney.
Ekspozita përfshin shandanë prej bronzi të praruar, çajnikë prej porcelani Meissen dhe orë muri të përpunuara që mund t’u kujtojnë vizitorëve personazhet mbështetëse në filmin “Bukuroshja dhe Bisha” e vitit 1991, të cilët janë kthyer në objekte shtëpiake të magjepsura dhe ndihmojnë në drejtimin e rrugës së Belle. /InLajmi/