Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), ditë më parë ka njoftuar se nga rezultatet e marra të dërguara jashtë vendit, gjegjësisht në Gjermani kanë rezultuar 9 raste me Omicron, shkruan InLajmi.
E rezultatet e mostrave pozitive me Covid-19 të cilat nga Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës, pra vazhdimësi e mostrave që po dërgohen jashtë vendit të dërguara në Gjermani ditë më parë, pritet të vinë në Kosovë me datë 4 janar, shkruan InLajmi.
Kështu ka njoftuar zëdhënësja e IKSHPK-së, Era Pireva për Gazetën InLajmi.
“Rezultatet e mostrave pozitive me Covid-19 të dërguara në Gjermani për sekuencionimin gjenetik, pritet të pranohen rreth datës 04 janar 2022”,tha Pireva.
Ndërkohë, siç ajo njoftoi mostrat që rezultojnë pozitive me Covid -19 do të mblidhen dhe do të testohen në prani të variantit Omicron secilën javë në IKSHPK përmes metodës me RT–PCR që detekton sekuencat gjenetike të variantit Omicron.
Gjithashtu, sipas saj mostrat pozitive me Covid -19 do të vazhdojnë të dërgohen për sekuencionim gjenetik përmes programit të ECDC pasi që është pjesë e zakonshme e mbikëqyrjes virologjike.
E në pyetjet dërguar IKSHPK-së, se a do të ndryshojnë masat anti-Covid, konkretisht për festën e Vitit të Ri, janë deklaruar se lidhur me këtë, duhet pyetur Ministrinë e Shëndetësisë.
Nga kjo e fundit në një përgjigje ditë më parë për InLajmi kanë bërë me dije se deri më tani nuk kanë ndryshuar masat anti-Covid, por në momentin që ndryshojnë do të bëhen menjëherë publike./InLajmi/