Vëllai më i vogël i legjendës së futbollit Diego Maradona, Hugo, 52 vjeç, ka vdekur nga një atak në zemër, transmeton InLajmi.
Hugo Maradona, vëllai më i vogël i legjendës së futbollit Diego, ka vdekur në moshën 52-vjeçare.
Ai pësoi një atak në zemër në Napoli të Italisë, ku vëllai i tij po luante, shkruan Mail Online.
Vdekja e tij vjen vetëm 13 muaj pasi Diego Maradona gjithashtu vdiq nga një atak në zemër.
Ai la pas bashkëshorten Paola Morra, me të cilën u martua në vitin 2016 dhe 3 fëmijë./InLajmi/