Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, i cili e ka quajtur të vonuar vendimin e qeverisë për masat emergjente për furnizimin me energji elektrike, raporton InLajmi.
Shala tha se qeveri duhet të ketë një arsyetim më të arsyeshëm për sfidat dhe rrethanat me gjendjen e krizës energjetike.
“Sot, kemi para nesh një vendim të qeverisë shumë të vonuar i cili do të duhej të ishte i planifikuar që në vjeshtën e hershme dhe i cili do të na pasqyronte bashkë me vendimin e shkurt jo kështu siç ka ardhë. Do duhej të kishte edhe një arsyetim pak më të thukët për sfidat rrethanat dhe problemin që ka ardhë, që ne sot të pajtoheshim ose jo për krizën emergjente në vend”, tha ai në seancën e sotme të Kuvendit.
Ndryshe sot po mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë./InLajmi/