Vasfije Krasniqi, deputete në Kuvendin e Ksoovës ka folur rreth për një grua shqiptare, të cilën e kishte shpëtuar nga dhuna në familje, transmeton InLajmi.
Krasniqi ka bërë të ditur se së bashku me disa shqiptar kanë shpëtuar të njëjtën nga dhuna që kishte përjetuar nga burri i saj.
Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se gruaja shqiptare tani jeton në Amerikë dhe ka mësuar mirë anglishten, ku gjithashtu është duke i rritur 2 fëmijë.
Postimi i plotë i saj:
Sapo fola me një të mbijetuar të dhunës në familje, të cilën e kam shpëtuar (me ndihmën e disa shqiptarëve) nga bashkëshorti i saj disa vite më parë. Sot ajo po ia del shumë mirë, po e mëson anglishten dhe po i rrit 2 fëmijët pa asnjë anëtar të familjes me të në Shtetet e Bashkuara. Ajo do të jetë gjithmonë pjesë e zemrës sime. Ta marrësh një grua shqiptare nga bashkëshorti i saj nuk është kurrë e lehtë, por jam e kënaqur që e bëmë këtë. /InLajmi/
https://twitter.com/VasfijeKrasniqi/status/1475303840937398278