Policia e Kosovës ka njoftuar se në autostradën “Ibrahim Rugova” në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, përcjell InLajmi.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka bërë të ditur për Gazetën InLajmi se në aksident janë përfshirë një këmbësor dhe një automjet.
“Rreth ores 20:00 në autostradë afër Suharekës, raportohet se është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave fillestare dyshohet se një automjet dhe një person (këmbësor) janë perfshir në këtë aksident. Njesitet kompetente kanë dal në vendin e ngjarjesë për të kryer hetime dhe pas raportimeve do të njoftoheni për detajet”, ka bërë të ditur Hoxha.
Gazeta InLajmi do të mbajtë të informuar pas hetimeve nga ana e Policisë së Kosovës se si ka ardhur deri te ky aksidentë. /InLajmi/