Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim për qytetarët, duke iu referuar aksidenteve fatale të raportuara deri tani, përfshirë aksidentin e djeshëm me datë 26.12.2021, ndërmjet një veture dhe një kamioni, në rajonin e Pejës, ku humbën jetën 2 persona meshkuj kosovar, të kenë kujdes në trafik, përcjell InLajmi.
Gjithashtu policia ka përmendur edhe aksidentin e shkaktuar sot më 27.12.2021 në rajonin e Ferizajt, ku dyshohet se për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve në rrugë vozitësi e humb kontrollin mbi automjet dhe godet një shtyllë elektrike të betonit, ku jetën ka humbur një person i gjinisë femërore (pasagjere), Policia e Kosovës kërkon kujdes dhe vigjilencë të shtuar në trafik.
Tutje në njoftimin e tyre thuhet se reshjet e shiut krijojnë vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve, prandaj Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.
Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, veçanerisht drejtuesve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet në përgjithësi, e në veçanti këto me humbje të jetëve njerëzore.
”Mos drejtoni automjetin kur jeni të lodhur apo pa gjumë dhe mos të vozitni nën ndikimin e alkoolit”, apelojnë nga Policia e Kosovës.
Përdorimi i telefonave mobil gjatë vozitjes vlerësohet të jetë mjaft i rrezikshëm dhe ndalohet rreptësishtë gjatë drejtimit të automjetit.
Policia e Kosovës me njësitet e saj po ndermerr dhe do të ndermerr masa rigoroze ligjore ndaj të gjithë pjesamrrësve në rrugë që shkelin ligjin e trafikut dhe zero tolerancë do të aplikohet ndaj tyre, me të vetmin qëllim që të kemi sa më pak humbje të jetëve njerëzore./InLajmi/