Filmi “Spider-Man: No Way Home” është filmi i parë që fiton një miliard dollarë që nga viti 2019, transmeton InLajmi.
Ky film i fundit në ekskluzivitetin e Marvel, kaloi një miliard dollarë në arkat globale, tha të dielën studio e filmit Sony (SNE).
Filmi arriti momentin historik vetëm 12 ditë pasi u publikua. Vetëm “Avengers: Endgame” dhe “Avengers: Infinity War” të vitit 2019 e arritën atë pikë në më pak kohë, përkatësisht 5 ditë dhe 11 ditë.
Filmi deri më tani ka fituar 1.05 miliardë dollarë në mbarë botën.
Filmi “No Way Home” ku interpretojnë Tom Holland dhe Zendaya si Peter Parker dhe MJ teksa luftojnë me zuzarët. Marvel është gjithashtu i vetmi film i epokës së pandemisë që ka fituar një miliard dollarë në mbarë botën, shkruan CNN.

Është filmi i parë që arrin një miliard dollarë që nga “Star Wars: The Rise of Skywalker”, i cili u publikua në dhjetor 2019. Sony tha gjithashtu se “No Way Home” është tani filmi më fitues i vitit në mbarë botën.
Filmi, i cili u realizua nga Sony dhe Marvel Studios nga Disney ka pasur një ecuri të mahnitshme në arkë, veçanërisht pasi bota është ende në mes të një pandemie. /InLajmi/