Policia e Kosovë, ka bërë të ditur së ka ndodhur një aksident në fshatin Gurrakoc të Istogut, një veturë është rrokullisur, vetura është vetaksidentuar, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 11:25, ku si pasoj e këtij vetaksidenti është lënduar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Policia është duke e hetuar rastin.
“Rreth orës 11:25, Policia është njoftu për një aksident në fshatin Gurrakoc. Me të dalë në vendngjarje Policia kupton se bëhet fjalë për vetaksident, me një të lënduar. Personi është dërguar në QMF në Istog dhe nuk ka lëndime serioze. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /InLajmi/




















