Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur së falë një organizimi nga bashkatdhetarët, i janë ndërruar protezat për të ecur 2 luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, përcjell InLajmi.
Tutje ai ka shtuar së gjatë luftës, shumë nga bashkëluftëtarë u plagosën dhe u lënduan, e që disa prej tyre kanë nevojë për proteza për të mundësuar ecjen, e qe shumë herë janë shpenzime të papërballueshme për familjarët.
Ai ka shtuar se këto raste duhet ti mbuloj qeveria e qe sipas tij nuk po merren parasysh fare, ai i ka bërë thirrje qeverisë qe mos neglizhojë detyrat e veta.
Sipas tij është obligim kujdesi ndaj Invalidët e Luftës.
Postimi i plotë i tij:

Gjatë Luftës Çlirimtare, mijëra bashkëluftëtarë u plagosën dhe u lënduan, e shumë prej tyre kanë nevojë për proteza për të ecur, parë e funksionuar normalisht në jetën e përditshme.
Ato proteza duhet të ndërrohen periodikisht dhe pasi që janë të papërballueshme për xhepin e invalidëve, zakonisht qeveria merr përsipër këto shpenzime.
Në mungesë të trajtimit dhe kujdesit për invalidët e luftës nga kjo qeveri, ka pasur organizim nga bashkatdhetarët, në rastin e ndërrimit të protezave për luftëtarët e dalluar të UÇK-së Naim Qerimaj dhe Selmon Hasanaj.
Falënderoj veçanërisht bashkatdhetarët Shkelzen Sadikaj dhe Bajram Mulaj, si dhe secilin emër për emër që kontribuoi për këta luftëtarë lirie.
Janë edhe shumë të tjerë që kanë nevojë për këtë ndihmë. Kërkoj që qeveria e Kosovës të mos neglizhojë detyrat e veta dhe obligimin që e kemi për Invalidët e Luftës dhe sikur qeveritë para saj, të mbështes këtë trajtim të nevojshëm shëndetësor. /InLajmi/