Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se ka marrë informata për rrugën nga Prizreni në Reçan për një rrëshqitje të gurëve, përcjell InLajmi.
Ai ka kërkuar nga kontraktori i Komunës së Prizrenit që të marrë masa të menjëherëshme në pastrimin e kësaj rruge, që të jetë e kalueshme për qytetarët.
Kujtojmë se në rrugën Prizren-Reçan ka pasur një shembje të gurëve, më 12 dhjetor rreth orës 18:20, ku rruga ka qenë e pa kalueshme.
Postimi i plotë i tij:
Jam informuar sërish për rrëshqitje të gurëve në rrugën nga Prizreni për në Reçan megjithëse në masë jo të madhe.
Edhe pse mirëmbajtja e saj është në kompetencë të ministrisë, kam kërkuar nga kontraktori i Komunës së Prizrenit që të ndërhyjë menjhëherë në pastrimin e rrugës që të jetë kalueshme për qytetarët./InLajmi/