Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), është mbajtur gjatë ditës se sotme, ku gjatë kësaj ceremonie janë shpallur edhe laureatët në atletikë për vitin 2021, raporton InLajmi.
Në shënimin ë 3 dekadës të ekzistencës së sporteve në vend përmes atletikës, themeluesi i federatës njëherë dhe anëtari i grupit ekzekutiv, Halil Sylejmani, u ftua për një fjalë rasti ku tha së ndihet krenar punën, angazhimin, përkushtimin dhe sakrificën e secilit.
Tutje ai shtoi së shkaku i betejës me koronavirus është anuluar “Maratona e Prishtinës”, e më shpresën se do të kthehet fuqishëm.
“Jam krenar me punën angazhimin përkushtimin dhe sakrificën e secilit prej jush qe atletika të është këtu ku është tani edhe sot dhe do dëshirojmë edhe me tutje, se bashku me stafin kemi bërë më të mirën qe t’iu ofrohen mundësit për garim edhe jashtë kufijve tanë, shkaku i pandemisë u ndërpre një traditë me të cilën të gjithë krenoheshim pra u anulua maratona e Prishtinës për herë të parë nuk u organizua por me shpresën qe do te kthehet fuqishëm vitin 2022”, tha Sylejmani. /InLajmi/