• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 3 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Reduktimet e energjisë më shumë se 2 orë, reagon ministrja Rizvanolli

Lindita Fejzullahu nga Lindita Fejzullahu
25 December 2021
në KRYESORE
0 0
0
Reduktimet e energjisë më shumë se 2 orë, reagon ministrja Rizvanolli
0
SHPERNDARJE
83
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Me të filluar reduktimet në vendin tonë tash së fundmi është njoftuar se reduktimet do të jenë me këtë orar, 8 me rrymë dhe 2 pa të, përcjell InLajmi.

Por nga raportimet e shumta të qytetarëve këto ditë është marrë vesh se ky orar që u tha nuk po zbatohet.

E lidhur me këtë ka reaguar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila së fundmi përmes një njoftimi për medie ka bërë me dije se kanë kërkuar nga KESCO t’i mbajë të informuar me kohë të gjithë konsumatorët.

“Plani i reduktimeve i cili parasheh 8 orë furnizim me energji elektrike dhe 2 orë pa furnizim, duhet të implementohet në mënyrë të barabartë, si dhe barra duhet të shpërndahet në mënyrë të barabartë tek të gjithë konsumatorët. Nëse kjo nuk ndodhë, siç edhe tregojnë raportimet nga tereni, atëherë ME është e obliguar që të marrë të gjitha veprimet e nevojshme bazuar në kompetencat e saj”,ka bërë me dije Rizvanolli.

Tutje sipas saj Ministria e Ekonomisë dhe Inspektorati i Energjisë janë duke përcjell situatën nga afër teksa ka inkurajuar të gjithë qytetarët që t’i raportojnë rastet e dyshimta në emailin, info@rks-gov.net.

E përbri statusit në Facebook, kanë “vërshuar” komente të shumta të qytetarëve të cilët bëjnë me dije se jo 2 orë por me ditë tërë në disa vende të Kosovës nuk ka energji.

Postimi i plotë i saj:

Gjatë ditëve të fundit kemi pranuar me dhjetëra raportime nga qytetarët e Rebublikës së Kosovës për reduktime të energjisë elektrike të cilat kanë zgjatur më shumë se dy orë. Orar ky që është udhëzuar nga KOSTT duke u bazuar në legjislacionin në fuqi dhe për të cilin si Ministri e Ekonomisë i kemi kërkuar KESCO-s t’i mbajë të informuar me kohë të gjithë konsumatorët.

Plani i reduktimeve i cili parasheh 8 orë furnizim me energji elektrike dhe 2 orë pa furnizim, duhet të implementohet në mënyrë të barabartë, si dhe barra duhet të shpërndahet në mënyrë të barabartë tek të gjithë konsumatorët. Nëse kjo nuk ndodhë, siç edhe tregojnë raportimet nga tereni, atëherë ME është e obliguar që të marrë të gjitha veprimet e nevojshme bazuar në kompetencat e saj.

Gjatë ditëve të fundit kemi pranuar disa ankesa që reduktimet e energjisë elektrike në disa zona kanë zgjatur deri në 20 orë. Për këtë arsye, dje i kam ftuar në takim urgjent përfaqësuesit e të gjitha institucioneve relevante: KEDS, KESCO, KOSTT dhe ZRrE. Gjatë takimit kam kërkuar nga ta informatat dhe arsyet për reduktimet jashtë orarit të paralajmëruar, si dhe kam kërkuar nga KEDS që (me ndihmën e KOSTT) të sigurohen që orari të respektohet me përpikmëri gjatë reduktimeve. Për më shumë, kam kërkuar që KEDS të ndalë devijimet, përderisa Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë mjete për subvencionimin e importit të energjisë elektrike.

Duke pasur parasysh që shumë qytetarë kanë shprehur dyshimet e tyre mbi vërtetësinë e problemeve teknike për reduktimet e zgjatura, Ministria e Ekonomisë është duke përgatitur një dosje me të gjitha raportimet për t’i dërguar në Policinë e Kosovës për të hetuar rastin.

Ndër të tjera, në këtë dosje janë të përfshira edhe disa foto të cilat janë dërguar nga qytetarë ku vërehet heqja e disa siguresa nga trafot e rrymës, si dhe dyshimet nga ana e qytetarëve në lidhje me heqjen e qëllimshme të një faze në disa vende duke e zvogëluar ngarkesën e rrjedhimisht duke e bërë ngrohjen në disa vende jo funksionale.

Nga Inspektorati i Energjisë kam kërkuar të kenë vigjilencë dhe angazhim të shtuar për të monitoruar situatën.

Ministria e Ekonomisë së bashku me Inspektoriatin e Energjisë do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për t’i sjellur para ligjit të gjithë personat fizikë e juridikë të cilët shfrytëzojnë krizën e energjisë elektrike me të cilën po përballemi, si dhe reduktimet e planifikuara, për të penguar furnizimin me energji e trajtimin e barabartë të të gjithë konsumatorëve.

Në një situatë si kjo na duhet mirëkuptim e solidarizim, por ja që zakonet e vjetra nuk harrohen lehtë nga keqbërësit të cilët krizat i shohin si mundësi përfitimi. Ndaj tyre do të veprojmë me forcën e ligjit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inspektorati i Energjisë janë duke përcjellsituatën nga afër dhe inkurajojmë të gjithë qytetarët që t’i raportojnë rastet e dyshimta në me.info@rks-gov.net./InLajmi/

Tags: Artane RizvanolliKOSTTReduktimet e energjisë elektrike
Postimi i mëparshëm

Si pasojë e koronavirusit, mijëra flurime anulohen në botë për Krishtlindje

Postimi tjetër

Kriza energjetike, Molliqaj: Rënia e bllokut A3 dhe A5 ka qenë e qëllimshme

Të ngjajshme Postime

QKUK, largohet nga detyra e u.d. të drejtorit Osman Hajdari, vendin e tij e zë Mentor Zejnullahu
KRYESORE

QKUK, largohet nga detyra e u.d. të drejtorit Osman Hajdari, vendin e tij e zë Mentor Zejnullahu

1 August 2025
Brahimaj: Kurti ka interes ta mbajë këtë gjendje për të kapur çdo nivel të institucioneve
KRYESORE

Brahimaj: Kurti ka interes ta mbajë këtë gjendje për të kapur çdo nivel të institucioneve

1 August 2025
Ajvazi: Kemi dyfishim të importeve të Serbisë në Kosovë
KRYESORE

Ajvazi: Kemi dyfishim të importeve të Serbisë në Kosovë

31 July 2025
Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’
KRYESORE

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët
KRYESORE

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri
KRYESORE

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
Postimi tjetër
Kriza energjetike, Molliqaj: Rënia e bllokut A3 dhe A5 ka qenë e qëllimshme

Kriza energjetike, Molliqaj: Rënia e bllokut A3 dhe A5 ka qenë e qëllimshme

Lajmet e fundit

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu