“Dhe të jetojmë ashtu siç e kemi dëgjuar letrën e Shën Palit, në këtë tokë derisa jemi gjallë denjësisht, ndershmërisht dhe përshpirtërisht”, është shprehur Imzot Dodë Gjergji.
Tutje, ai tha se nëse festa e Pashkëve është festa lumturisë, pasi në Pashkë përmbyllet i gjithë projekti i shpëtimit që, sipas tij, Zoti ka planifikuar nëpërmjet birit të vet mbi tokë, atëherë Krishtlindja është festë e gëzimit, transmeton Klan Kosova.
“Edhe pse, arsyeja e këtij gëzimi ndryshon në cilësi dhe në përmbajtje të shumëkush. Fëmijët i gëzohen dhuratave, familjarët u gëzohen pushimeve të fundvitit e të gëzojnë me familjet e tyre, qytetarët kënaqen duke i shijuar dekorimet e qyteteve të veta, politikanët gëzohen në fërkim duarsh duke përshpëriu “shkoi edhe ky vit”, bizneset gëzohen duke llogaritur fitimet e tyre, e të varfrit u gëzohen ndihmave që kanë fituar nga njerëzit vullnetmirë”, ka thënë Gjergji