Koncepti sociologjik i “panikut moral” është kaq i rëndësishëm, saqë sot termi përdoret gjerësisht nga gazetarët dhe politikanët, shkruan InLajmi.
Ideja lindi në vitin 1970, pjesërisht nga libri i sociologut, Stenli Kohen, “Djajtë folklorikë dhe paniku moral”, që u frymëzua nga konfliktet e acaruara nga media në Britani, në vitin 1964, midis grupeve të të rinjve, të njohur me emrat “mods” dhe “rockers”.
Koheni hulumtoi se grupe dhe individë shihen si kërcënim ndaj vlerave shoqërore sunduese dhe se mediat luajnë rol të rënmdësishëm në shtimin e këtij kërcënimi.
Paraqitja e këtyre grupeve dhe individëve në mënyrë të stereotipizuar krijon panik në shkallë kombëtare. Mediat që pasqyrojnë vlerat e të fuqishmëve, shpesh i paraqesin çështjet në mënyrë të tillë, që publiku të joshet e të jetë në një mendje me “specialistët”, për zgjidhjen e problemeve.
Ata që shihen si përgjegjës për fajin, bëhen “kurban” ose siç i quan Koheni, “djaj folklorikë”, për probleme që shpesh lindin për faj të shtetit: paniku moral pasqyron ankthe që i kanë rrënjët e thella.
Koncepti i panikut moral përdoret nga akademikët, si nga sociologia britanike, Anxhela Makrobi, për të përshkruar rolin që luajnë mediat në krijimin e akteve normale për të përligjur shtimin e kontrollit shoqëror mbi grupet e shpërfillura.
Sulmet e 11 shtatorit 2001 në Nju Jork shkaktuan panik moral nga terrorizmi duke çuar në përhapjen e islamofobisë, pragjykimit ndaj myslimanëve ose ndaj atyre që përceptohen si myslimanë. /InLajmi/
Burimi: “Libri i Sociologjisë”