Të paktën 16 persona humbën jetën kur varka e tyre u përmbys jashtë ishullit grek të Paros në detin Egje qendror, transmeton InLajmi.
Autoritetet ndërmorën një operacion kërkimi dhe shpëtimi gjatë natës në veriperëndim të Paros. “Mjetet ajrore dhe detare u vendosën në zone”, tha roja bregdetare.
Agjencia zyrtare e lajmeve të Athinës tha se trupat e 12 burrave, 3 grave dhe një foshnje u gjetën nga zona.
80 persona besohet se kanë qenë në mjetin lundrues, i cili sipas rojes bregdetare besohet se ishte nisur nga Turqia për në Itali.
Kontrabandistët me bazë në Turqi kanë mbushur gjithnjë e më shumë jahte me emigrantë dhe refugjatë dhe i kanë dërguar drejt Italisë.

Mbytjet erdhën pasi emigrantët po udhëtonin në një rrugë të rrezikshme nga Turqia në Itali, e cila shmang ishujt lindorë të Egjeut në Greqi, të cilët për vite ishin në ballë të krizës së migracionit të vendit.
“Njerëzit kanë nevojë për alternativa të sigurta ndaj këtyre kalimeve të rrezikshme”, tha zyra greke e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR, shkruan Alarabiya News.
Autoritetet thanë se pasagjerët ishin me origjinë nga Iraku.
Pëndryshe dihet se Greqia është një pikë e njohur hyrjeje në Bashkimin Evropian për njerëzit që ikin nga konflikti dhe varfëria në Azi, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. /InLajmi/