Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj, në një konferencë për media, ka folur në lidhje me krizën energjetike që ka kapluar vendin, raporton InLajmi.
Ai ka thënë se qe më shumë se 3 muaj, Partia Demokratike e Kosovës, ka paralajmëruar gjendje alarmante për krizën energjetike.
“Për më shumë se 3 muaj Partia Demokratike ka alarmuar lidhur me krizën energjetike që po afrohet. Përkundër kësaj, qeveria e Kosovës e ka neglizhuar problemin duke mos marrë masa që të krijojë siguri dhe një përballje me këtë krizë”.
Ai tha se, Qeveria e Kosovës, pak javë më parë ka dekalaruar se Kosova nuk është prekuar nga kjo krizë, e gjitha kjo është bërë për shkak të neglizhencës së tyre.
“Duke i ditur kapacitetet e limituara sidomos në periudhën e vjeshtë dhe dimrit, deklarimet e kësaj qeverie vetëm pak javë më parë ishte se Kosova nuk ishte prekur”.
“Pra një neglizhencë dhe amatorizëm total për arsye të mosdijes apo të kalkulimeve politike”.
Sipas Nikajt, për shkak të Qeverisë Kurti, pasojat po i vuajnë qytetarët e Kosovës.
“Mospranimi i krizës ka qenë kalkulim i pastër politik i lidhur me zgjedhjet lokale. Sot pasojat po i vuan e gjithë Kosova”.
“Kjo qeveri jo që nuk ndërmori asnjë masë të adresonin problemin në rritje që këta akterë po ballafaqoheshin, por në mes të krizës, një entiteti të rregulluar si KOSTT, i cili fitimet eventuale do të duhej t’ua kthente konsumatorëve, i mori në dividentë prej 20 milionë eurosh”.
‘’Se sa i gabuar ka qenë ky vendim tregon fakti që dje në mbledhjen e qeverisë u mor vendimi për kthimin e këtyre mjeteve”.
“Edhe më keq që këto mjete janë për mbulimin e shpenzimeve të rrymës për furnizim të Veriut të vendit”, ka thënë ai./InLajmi/