Sergino Dest pritet të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohet këtë verë nga Barcelona gjatë afatit kalimtar dimëror.
Mbrojtësi i djathtë amerikan është nxjerrë në shitje nga Barcelona që ka nevojë urgjente për para.
Gjiganti katalunas i ka vendosur çmimin e largimit amerikanit prej 30 milionë euro.
Daily Mail ka raportuar se Chelsea së fundmi i është bashkuar garës me Bayern Munichun për t’i fituar shërbimet e mbrojtësit amerikan.
21-vjeçari ka pasur probleme me lëndime, por do të largohet nga Camp Nou gjatë janarit për t’i mbushur arkat e klubit katalunas.
Chelsea sipas Mail është e gatshme të ofrojë shumën e 30 milionë eurove për lojtarin, por ofertë të ngjashme pritet të bëjë edhe Bayerni, transmeton Telegrafi.
Katalunasit janë të kënaqur me shumën prej 30 milionë eurove, pasi në verën e vitit 2020 kishin shpenzuar 21 milionë euro për ta blerë atë nga Ajaxi.