Shefi i grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e sotme ka pasur një kërkesë për ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, raporton InLajmi.
Kërkesa e tij ka të bëjë me virusin Omicron.
“Urgjentisht ti merr të gjitha të dhënat për virusin Omicron që të krijon një strategji proaktive në raport me këtë virus i cili është më vdekjeprurës”, ka thënë ai.
Sipas tij, shtetet e ndryshme kanë marrë masa rigoroze ndaj këtij virusi, e siç ka thënë ai mund të vijë edhe në Kosovë.
Ai ka thënë se politika e Qeverisë deri më tanë ka qenë e vonshëm në gjithçka./InLajmi/