Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ndodhet në Shqipëri në një vizitë 2 ditore për të firmosur marrëveshjet më të rëndësishme të “Open Ballkan”, ka folur pak edhe për djegien e flamurit serb mbrëmë nga protesuesit në protestën e oraganizuar nga ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.
Vuçiq komentoi djegien e flamurit serb në protestën që u zhvillua pasditen e djeshme në Tiranë, duke thënë se është e papranueshme përdhosja e simboleve serbe.
“E di që shumica janë të interesuar se çfarë do të them për djegien e flamujve, por në mënyrë racionale duhet të shikojmë nga e ardhmja. Nuk do të hyjmë në arsyet e tyre të brendshme partiake, por sigurisht që është e papranueshme përdhosja e simboleve dhe mendoj se Shqipëria ka reaguar me shpejtësi, seriozitet dhe përgjegjësi”, tha Vuçiq, shkruan Gazeta Metro.
Kujtojmë, që Tirana sot do të jetë qyteti mikpritës për takimin e radhës së Ballkanit të Hapur, që kësaj here veç Këshillit të Atlantikut do të përfshijë edhe Komisionin Evropian.