Analisti Mushkolaj tha se në këtë rast policia është dashur ta pret tek dera ministrin Peci.
“Kjo është një akuzë e rëndë sepse nuk është vërtetu, ndaç gjuni kujt po i thuni. Rrjedhimisht po i thuni PDK-së. Po e vendosni në rrafshin që qysh i keni vra tjerët, jam i rrezikuar edhe unë”, tha Mushkolaj .
“Kur thuni ‚‘ndaç gjuni me pluma”. Në raste normale ni prokuror u dashtë met pritë te salla e komisionit. Janë akuza të rënda”, tha tutje ai.
“Znj Musliu ka pasur debat edhe më herët me ju. Ajo është ankuar që nuk i keni njoftuar bujqit. Unë jam ka e kuptoj logjikën e një ministri të ri, por mënyra se si e keni menagjuar me deputeten jo”, tha tutje Mushkolaj.
E ndaj kësaj u përgjigj ministri Peci.
“Ka politikan që janë gju me pluma”, tha ai, në RTV Dukagjini.
“Ju nuk i thatë asni deputetit të VV-së e as të LDK, dmth PDK ka gju me pluma”, tha Mushkolaj në fund.