Reperi i njohur kosovar, Capital T, ka publikuar këngën e tij më të re, që titullohet “Nashta”, përcjell InLajmi.
Kënga është një baladë e zhanrit RnB, e cila është punuar nga Panda Music, ku për tekstin dhe vijën melodike është kujdesur vetë repri Capital T.
“Nashta” është vizualizuar edhe me një klip me skena të ftohta që i përshtatet tematikës që kënga trajton.
Për anën vizuale të projektit janë kujdesur Andi Deçani dhe Dardan Visuals./InLajmi/