• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 21 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Presidenca sllovene e BE-së, sukseset dhe dështimet e saj

J G nga J G
19 December 2021
në Politikë
0 0
0
Presidenca sllovene e BE-së, sukseset dhe dështimet e saj
0
SHPERNDARJE
33
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në përmbylljen e Presidencës 6-të mujore të Sllovenisë në Këshillin e Bashkimit Evropian, ndërsa drejtimi i BE-së për 6-të mujorin e ardhshëm do t’i dorëzohet Francës.

Por, praktikisht pjesa e punës së Presidencës sllovene tashmë ka përfunduar, pasi në javën e fundit u zhvilluan edhe takimet e fundit të Këshillit, të parapara për këtë vit. Nën udhëheqjen e BE-së nga Sllovenia përmenden disa të arritura, por edhe dështime sa i përket procesit të zgjerimit dhe raporteve të bllokut evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Në fillim të Presidencës së saj, Sllovenia kishte vendosur si prioritete procesin e zgjerimit të BE-së dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Diplomatët në Bruksel thonë se përkundër shumë sfidave nëpër të cilat kaloi Presidenca sllovene, ajo arriti një “sukses të pjesshëm” sa i përket qëllimeve të vendosura për procesin e zgjerimit.

Si sukses përmendet mbajta e samitit në Bërdo ndërmjet BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në samitin e Bërdos, që u mbajt në tetor, blloku evropian përsëriti përkushtimin për procesin e zgjerimit.

Mbajtja e konferencës ndërqeveritare ndërmjet BE-së dhe Serbisë, po ashtu përmendet si sukses. Në këtë konferencë u hapën negociatat për një bllok kapitujsh. Kjo ishte hera e parë pas më shumë se dy vjetësh që Serbia hapi kapituj të rinj në procesin e bisedimeve të anëtarësimit.

Ndërkaq, në takimin e fundit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, që u mbajt më 14 dhjetor, në momentin e fundit shtetet anëtare arritën pajtim sa i përket miratimit të konkluzioneve për procesin e zgjerimit dhe atë të Stabilizim Asociimit. Ky po llogaritet si sukses i Presidencës sllovene, pasi drafti i konkluzioneve u bllokua, por në fund ministrat e BE-së arritën kompromis.

Megjithatë, një synim tjetër i Presidencës sllovene nuk është realizuar. Gjatë udhëheqjes së Sllovenisë nuk u arrit hapja e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Tirana dhe Shkupi për vite me radhë po presin nisjen e bisedimeve dhe sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, dy shtetet kanë përmbushur të gjitha kushtet. Por, Bullgaria, shtet anëtar i BE-së, e ka bllokuar këtë proces për shkak të mosmarrëveshjeve që ka me Maqedoninë e Veriut sa i përket historisë dhe gjuhës. Për shkak se disa shtete po refuzojnë që të ndajnë Shqipërinë nga paketa me Maqedoninë e Veriut, edhe nisja e negociatave me Tiranën është bllokuar.

Presidenca sllovene gjatë takimit të Këshillit për Çështje të Përgjithshme, përmes konkluzioneve të propozuara, tentoi që të niste negociatat me Tiranën dhe Shkupin gjatë udhëheqjes së saj me BE-në. Por, në fund, në dokument fjalia “nisja e negociatave para fundit të këtij viti” u zëvendësua me fjalinë që negociatat “të nisin sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Tani, puna për zhbllokimin e procesit të nisjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut i mbetet Francës.

Sllovenia po ashtu nuk arriti të bëjë asnjë hap drejt liberalizimit të vizave për Kosovën. Ndonëse Lubjana zyrtare kishte vullnet të mirë për këtë proces, ajo kishte vlerësuar se në Këshill nuk kishte vullnet për të kaluar një vendim të tillë, prandaj kjo temë nuk u vendos në rend dite.

Presidenca sllovene e konsideron si sukses edhe arritjen e pajtueshmërisë mes vendeve anëtare të bllokut evropian se Kroacia i ka përmbushur të gjitha kushtet që të bëhet pjesë e zonës Shengen. Edhe pse Sllovenia dhe Krocia kanë çështje të pazgjidhura mes vete, Lubjana dëshiron që Zagrebi të bëhet pjesë e Shengenit, që do të nënkuptonte edhe heqjen e kontrolleve kufitare në kufijtë e këtyre dy shteteve të BE-së.

Pavarësisht se BE-ja ka struktura të përhershme, siç është Shërbimi për Veprim të Jashtëm (EEAS), roli i kryesuesit të radhës mbetet i rëndësishëm si ndërmjetësues mes shteteve anëtare, përcjell REL.

Vlerësohet se bazuar në rrethanat ekzistuese, Sllovenia gjatë kryesimit të BE-së ka arritur që të balancojë si duhet, veçmas duke pasur parasysh se në fillim të Presidencës së saj kishin dalë ide për ndryshimin e kufijve në vendet e Ballkanit Perëndimor, si një prej ideve për zgjidhjen e çështjeve të hapura. Ide të tilla kishte pasur edhe kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha dhe sipas diplomatëve në Bruksel, një fakt i tillë pati ndikim edhe në punën e Presidencës sllovene, pasi disa veprime të kësaj presidence u panë me dyshim.

Tags: BESlloveniaZagrebi
Postimi i mëparshëm

Shoqata e Gastronomëve kërkon respektimin e masave kundër koronavirusit

Postimi tjetër

Mehaj: Përkrahja e prodhuesve vendor është obligim moral i gjithë qytetarëve

Të ngjajshme Postime

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon
Politikë

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë
Politikë

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

25 September 2025
“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?
Politikë

“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?

24 September 2025
Haliti: Në nëntor është planifikuar të vijë i deleguari i Trumpit për të negociuar marrëveshjen me Serbinë
Politikë

Haliti: Në nëntor është planifikuar të vijë i deleguari i Trumpit për të negociuar marrëveshjen me Serbinë

24 September 2025
Osmani takon kryeministrin e Bahamas, theksohet përkushtimi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
Politikë

Osmani takon kryeministrin e Bahamas, theksohet përkushtimi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

23 September 2025
Xhavit Haliti: Rugova, Agani, Bakalli dhe Surroi përhapnin propagandën kundër UÇK-së dhe Shqipërisë te Clintoni
Politikë

Xhavit Haliti: Rugova, Agani, Bakalli dhe Surroi përhapnin propagandën kundër UÇK-së dhe Shqipërisë te Clintoni

23 September 2025
Postimi tjetër
Mehaj: Përkrahja e prodhuesve vendor është obligim moral i gjithë qytetarëve

Mehaj: Përkrahja e prodhuesve vendor është obligim moral i gjithë qytetarëve

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu