Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në kuadër të vizitave që i ka realizuar në bizneset vendore ka thënë se përkrahja e prodhuesve vendor është obligim moral dhe patriotik i gjithë qytetarëve të vendit, përcjell InLajmi.
Tutje ai ka njoftuar se ka marrë pjesë në promovimin e prodhimeve vendore dhe qasjen biznesore të qendrave të ndryshime tregtare si dhe ka vizituar edhe ambientet e punës së disa fabrikave.
“Ndër politikat tona qeveritare krahas forcimit të sistemit të sigurisë së përgjithshme, është edhe forcimi i sigurisë ekonomike të qytetarëve tanë”, ka thënë ai.
Postimi i plotë i tij:
Zhvillimi ekonomik vendor përcakton edhe nivelin tonë të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.
Përkrahja e prodhuesëve vendor është obligim moral dhe patriotik i gjithë qytetarëve të vendit.

Për të përgëzuar për promovimin e prodhimeve vendore dhe qasjen biznesore të Qendrës Tregtare “Plus Center” sot vizitova ambientet e punës dhe u prita shumë ngrohtësisht nga pronari i saj, z. Sylejman Neziri.
Më pas, vizitova edhe ambientet e punës së Fabrikës së Veglave “Plus”, ku pronari Kemajl Zariqi, më njoftoi me prodhimet shumë cilësore të kësaj fabrike, shumë të kërkuara edhe në tregun e jashtëm.
Ndër politikat tona qeveritare krahas forcimit të sistemit të sigurisë së përgjithshme, është edhe forcimi i sigurisë ekonomike të qytetarëve tanë. /InLajmi/