Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka shkruar se se me miratimin e projekt buxhetit për vitin 2022, janë ndarë mbi 100 milion euro për Ministrine e Mbojtjes, të cilat kapi 1.3% Bruto Produktet Venore, i cili ka thënë se synon që të arrihet 2%, përcjell InLajmi.
Mehaj ka shkruar se kjo e dëshmon përkushtimin serioz qeveritar për zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së.
Postimi i plotë i tij:
Miratimi i projekt-buxhetit për vitin 2022 me mbi 100 milion euro për Ministrinë e Mbrojtjes, kap vlerën prej 1.3% të Bruto Produktit Vendor me synim që gjatë mandatit aktual të arrijmë në 2% , sipas standardit të përcaktuar të NATO-s.
Kjo dëshmon përkushtimin tonë serioz qeveritar për zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së për të realizuar suksesshëm detyrat tona kushtetuese dhe ligjore.
Ne kemi pak fjalë e shumë punë!
Urime e na priftë e mbara! /InLajmi/