• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 22 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Vetëm brenda 2 muajve në Kosovë janë raportuar mbi 15 mijë raste me grip stinor

J G nga J G
18 December 2021
në Kosovë
0 0
0
Vetëm brenda 2 muajve në Kosovë janë raportuar mbi 15 mijë raste me grip stinor
0
SHPERNDARJE
42
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Brenda 2 muajve, mbi 15 mijë persona janë prekur nga gripi stinor në Kosovë.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), dërguar Radios Evropa e Lirë më 17 dhjetor, nga 15,786 raste me grip, 2.498 janë cilësuar si infeksione respiratore akute dhe 69 me infeksion të rëndë respirator akut.

Gripi stinor është një infeksion akut viral, i cili përcillet direkt nga një person i sëmurë te tjetri përmes stërpikave gjatë kollitjes ose teshtitjes.

Sipas zyrtarëve të IKSHPK-së, gripi stinor nuk e ka arritur ende pragun epidemik, porse vërehet intensitet i shtuar i rasteve.

Numri më i madh i personave të prekur u takon moshave 15 deri në 29 vjeç, pasuar nga fëmijët e moshës 5 deri në 14 vjeç.

Prishtina prin me numrin më të madh të rasteve, pastaj Fushë Kosova, Podujeva e Lipjani.

Florije Hyseni-Morina, mjeke familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, thotë se numri i pacientëve me simptoma të gripit stinor, është rritur brenda një periudhe të shkurtër.

“Totali i numrit të pacientëve – i shprehur në përqindje – është rritur gjatë 2 javëve të fundit për 50 për qind më shumë sesa në fazën kur nuk kemi pasur grip stinor”, thotë Hyseni-Mornia, duke shtuar se pacientët janë kryesisht të rinj.

Sipas saj, simptomat e gripit stinor janë: temperatura, rrjedhja e hundëve, dhembja e fytit, kollitja e të tjera.

Hyseni-Morina rekomandon që pacientët të ushqehen shëndetshëm, duke përdorur më shumë vitamina dhe duke bërë aktivitet fizik.

Infektologu Hamdi Ramadani thotë se ky grip mund të jetë edhe kërcënues për jetën, sidomos te personat me sëmundje kronike.

Ai thotë se këta persona duhet ta marrin vaksinën kundër gripit stinor.

“Janë paraqitur shumë raste në nivel vendi me grip sezonal. Kjo është e pritshme në muajt dhjetor, janar dhe shkurt. Një numër i caktuar i qytetarëve është dashur të marrin vaksinën kundër gripit, e cila është dashur të jepet në tetor e nëntor”, thotë Ramadani.

Edhe zyrtarët shëndetësorë të IKSHPK-së rekomandojnë vaksinimin kundër gripit stinor për të gjithë personat e moshuar, ata me sëmundje kronike dhe ata me imunitet të dobësuar

Vaksinimi kundër gripit stinor në Kosovë ka nisur që nga muaji tetor.

Sipas IKSHPK-së, efekti i vaksinës fillon një deri në 2 javë pas marrjes dhe mbrojtja vazhdon rreth një vit pas vaksinimit.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës thotë se janë siguruar sasi të mjaftueshme të vaksinave kundër gripit stinor dhe u bën thirrje qytetarëve, sidomos atyre në moshë dhe atyre me sëmundje kronike, që të vaksinohen.

IKSHPK-ja jep disa rekomandime për mbrojtjen nga ky grip, të cilat përfshijnë bartjen e maskës, ruajtjen e distancës me personat e tjerë, si dhe reduktimin e vizitave te familjarët e hospitalizuar nëpër spitale dhe klinika të ndryshme.

IKSHPK-ja po ashtu sugjeron që në rast të shenjave të gripit, të mos shkohet në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz.

Infektologu Ramadani thotë se gripi stinor i ka simptomat pothuajse të njëjta me koronavirusin, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Ai u rekomandon pacientëve që të testohen për koronavirus, kur dyshojnë apo kanë simptoma.

Për dallim nga situata me gripin stinor, ajo me koronavirus është më e qetë në Kosovë.

Aktualisht janë pak mbi 300 raste aktive me koronavirus.

Tags: Gripi sezonalIKSHPKPrishtina
Postimi i mëparshëm

Ministri Mehaj viziton familjen e dëshmorit Vezir Jashari

Postimi tjetër

Jo vetëm të kuqe, ja disa modele thonjsh që duken festiv

Të ngjajshme Postime

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit
Kosovë

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

19 December 2025
AUV-i heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjalla dhe shpezët
Kosovë

AUV-i heq ndalesën e importit nga Shqipëria për kafshët e gjalla dhe shpezët

17 December 2025
Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë, investim prej 2.7 milionë euro
Kosovë

Përurohen Akseleratori i ri dhe Bunkeri në Klinikën e Onkologjisë, investim prej 2.7 milionë euro

17 December 2025
Plagoset një person në Prizren, dërgohet në emergjencë
Kosovë

Plagoset një person në Prizren, dërgohet në emergjencë

16 December 2025
KQZ lehtëson votimin për qytetarët mbi 80 vjeç, s’kërkohet certifikatë mjekësore
Kosovë

KQZ lehtëson votimin për qytetarët mbi 80 vjeç, s’kërkohet certifikatë mjekësore

16 December 2025
Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
Kosovë

Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

15 December 2025
Postimi tjetër
Jo vetëm të kuqe, ja disa modele thonjsh që duken festiv

Jo vetëm të kuqe, ja disa modele thonjsh që duken festiv

Lajmet e fundit

Kandidati për deputet Paçarizi nga PDK është shprehur i lumtur me përkrahjen që po merr në çdo fshat e lagje të Prizrenit

Kandidati për deputet Paçarizi nga PDK është shprehur i lumtur me përkrahjen që po merr në çdo fshat e lagje të Prizrenit

21 December 2025
Kandidatët për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi mbajti një sërë takimesh me qytetarët e komunës së Prizrenit

Kandidatët për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi mbajti një sërë takimesh me qytetarët e komunës së Prizrenit

20 December 2025
Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

20 December 2025
FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh

FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh

20 December 2025
Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

20 December 2025
Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

20 December 2025
“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn – fansat të shqetësuar për gjendjen e tij emocionale

“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn – fansat të shqetësuar për gjendjen e tij emocionale

20 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu