Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë ditës se sotme ka vizituar familjarët e dëshmorit Vezir Jashari në Ferizaj, përcjell InLajmi.
Mehaj tha se familja e dëshmorit Jashari ka dhënë shumë për vendin, e që shtëpia e tyre ishte ndër bazat e para ilegale të asaj kohë për Ushtrinë Çlirimtarë të Kosovës brenda qytetit.
Ai ka thënë që përveç Vezir Jasharit nga Zvicra për t’iu bashkuar luftës çlirimtare kishte ardhur edhe djali i axhës se dëshmorit, tutje ai tha që nuk do harrohet kurrë vepra e lavdishme.
Postimi i plotë i tij:
Sot isha i nderuar me pritjen e ngrohtë në familjen e dëshmorit Vezir Jashari në Ferizaj.

Veziri ishte ndër të parët që ka punuar në ilegalitet, deri në rënien e tij, Dëshmor i Kombit.
E gjithë familja Jashari kanë dhënë shumë për vendin, e shtëpia e tyre ishte ndër bazat e para ilegale të UÇK-së brenda në qytet. Përveç tij edhe djali i axhës së Vezirit ka ardhur nga Zvicra dhe i është bashkuar luftës çlirimtare.
Ne kurrë nuk harrojmë, se vetëm duke kujtuar e nderuar të kaluarën tonë të lavdishme, ndërtojmë të sigurtë të ardhmen!
Lavdi e përjetshme Heroit Vezir Jashari dhe gjithë të rënëve për Lirinë e Kombit dhe Atdheut! /InLajmi/