Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj vjetor në Kuvendin e Kosovës, ka përmendur rastin e Marigona Osmanit dhe të grave të tjera të dhunuara, raporton InLajmi.
Osmani tha se është e dhimbshme që disave u prehen ëndrrat në gjysmë e disave ju prehen krahët në fluturim e sipër, duke theksuar se këto viktima të dhunës janë edhe si magësi e jona si shoqëri, që nuk e kemi ngrituar nivelin e vetëdijes sa duhet.
“Është e dhimbshme që disave u prehen ëndrrat në gjysmë e disave ju prehen krahët në fluturim e sipër. Paralel me pandeminë COVID-19 edhe Kosova u bë viktimë e pandemisë së dhunës mbi bazë gjinore. Në vitin 2021, numri i rasteve gjinore është rritur ndjeshëm ndërkaq vrasjet e aktet mizore kundër grave kanë vazhduar. Janë shumë jetë të humbura që janë viktima të dhunës jo vetëm nga partnerët e tyre, por janë viktima të mangësive tona si shoqëri për të ngritur nivelin e vetëdijes individuale e kolektive deri në atë pikë ku çdo kush e ka të qartë se çdo jetë ka peshë të barabartë”.
Ndër të tjera, Osmani ka thënë se duhet të rritet niveli i dënimeve aktuale duke i baraz vlerësuar ato me aktet e terrorizimit.
“Niveli i dënimeve aktuale, duhet të rritet duke i baraz vlerësuar ato me aktet e terrorizimit. Ajo që i ndodhi Marigona Osmanit e shumë grave të tjera nuk është asgjë me pak sepse ato përjetuan terror më shumë se një herë. Ato sot do të duhej të ishin në mesin e të dashurve të tyre duke bërë plane për vitin e ri, dështimi për mbrojtjen e tyre është një ndër dështimet më të mëdha në shoqërinë tonë”.
Tutje Osmani tha le t’i lexojnë këto vendime të gjithë ata që ende kanë dyshime për domosdoshmërinë e Vettingut në sistemin e drejtësisë si parakusht për rritje të integritetit.
“Në sistemin tonë gjyqësor kur dhe vajzat ndonëse viktima fajësohen për dhunën ndaj tyre, një gjuhë e tillë është e papranueshme për shoqërinë tonë por mbi të gjitha për njerëzit që punojnë në sistemin tonë të drejtësisë. Le t’i lexojnë këto vendime të gjithë ata që ende kanë dyshime për domosdoshmërinë e Vettingut në sistemin e drejtësisë si parakusht për rritje të integritetit”, ka thënë Osmani./InLajmi/