Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se ka nënshkruar “Marrëveshjen e Bashkëpunimit Bilateral të Mbrojtjes” me ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë Mario Banozic, përcjell InLajmi.
Sipas Mehaj, Republika e Kroacisë gjithmonë ka treguar gatishmëri për ta përkrahur Kosovën në çdo proces e iniciativë, si në të kaluarën edhe tash.
Tutje ai falëndëron ministrin Banozic për gjithë përkrahjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Republikës së Kroacisë.
Postimi i plotë i tij:
Republika e Kroacisë gjithmonë ka treguar gatishmëri për të na përkrahur në çdo proces e iniciativë.
Kjo u konkretizua edhe në Marrëveshjen e Bashkëpunimit Bilateral të Mbrojtjes që nënshkruam sot me mikun tim, ministrin e Mbrojtjes z. Mario Banozic.
Këtë e kanë bërë edhe në të kaluarën, po e bëjnë tani, e do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Ky është zotimi i Ministrit Banozic, jo vetëm në takimin e sotëm, po edhe në 4 takime të tjera të mëparshme që i kemi realizuar, prej se unë jam emëruar në këtë detyrë.
Takimet tona të shpeshta e dëshmojnë më së miri nivelin e marrëdhënieve ndërmjet 2 ministrive dhe forcave tona.
Ministër Banozic, ju faleminderit dhe ju jemi mirënjohës gjithmonë për gjithë përkrahjen e Ministrisë tuaj të Mbrojtjes dhe Republikës së Kroacisë. /InLajmi/




















