Ministëri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Elber Krasniqi ka bërë të ditur se në Kuvend është miratuar buxheti për vitin 2022, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka shkruar se ky buxhet është gjithpërfshirës, shumë investime për përmirësimin e mirëqenies së komuniteteve.
Ministri Krasniqi ka permendur edhe disa pika nga buxheti, ku ka thënë se kjo qeveri është me çasje të barabartë për të gjithë!
Postimi i plotë i tij:
Kuvendi i Republikës së Kosovës, miratoi buxhetin për vitin 2022.

Buxhet zhvillimor dhe gjithpërfshirës, shumë investime për përmirësimin e mirëqenies së komuniteteve.
Disa nga këto janë:
– 100 bursa për Edukator dhe Mësues të ardhshëm;
– Sistemi i Ujësjellësit në Lagjen 028 dhe 029 në
Fushë Kosovë;
– Pastrimi i deponisë dhe rregullimi i infrastrukturës në lagjen Ali Ibra në Gjakovë;
– Investime në infrastrukturë për komunitetet në të gjitha Komunat e Kosovës.
Qeveri me çasje të barabartë për të gjithë! /InLajmi/